Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, pushuesit nga Kosova ‘dynden’ drejt bregdetit shqiptar

Radhë të gjata janë krijuar këtë mëngjes të diele në Rrugën e Kombit. Shkak është bërë fluksi i automjeteve në aksin Morinë- Kukës, ku të shumtit janë pushuesë nga Kosova që shfrytëzojnë të dielën për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Mësohet se në Urën e Drinit ka më shumë trafik për shkak të rrezes së ngushtë të rrugës, por ndërkohë trafiku shoqëron gjithë rrugën.

Edhe këtë fundjavë pushuesit nga Kosova nuk janë ndalur as nga COVID-19 dhe as nga paralajmërimi për masa shtrënguese në vendin e tyre, duke iu drejtuar bregdetit shqiptar për të pushuar. Destinacionet më të preferuara për ta janë Durrësi e Shëngjini.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet