Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Olta Gixhari bëhet nënë, zbulon emrin e veçantë të vogëlushit

Aktorja e njohur, Olta Gixhari është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë, që është një djalë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Olta përmes një postimi në rrjetet e saj sociale.

Olta fillimisht ka publikuar një foto me trëndafila të bardhë, duke lënë të kuptohet se djali i saj ka ardhur në jetë.

Më pas ka postuar një foto nga spitali, ku shihen këmbët e të voglit dhe duart e saj dhe bashkëngjitur ka shkruar fjalët më të ëmbla për vogëlushin e saj.

Olta ka treguar gjithashtu se ka zgjedhur që të voglin e saj ta quaj Amar.

“U bëra nënë. Qenka e vërtet, është shumë e vështirë të gjesh fjalët e duhura të përcjellësh këtë përjetim të thellë vetëm me një fjalë, E dua çmendurisht. Djali ynë erdhi në jetë me 21/8/2020, kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij 21 dhe datën e lindjes sime 8. Lindja e tij erdhi në mënyrë natyrale. Biri ynë quhet Amar. Emri vjen nga Hebraikja që do të thotë i përjetshëm dhe nga arabishtja që do të thotë Hënë. Uroj të ketë një det me lumturi përjetë. I them babit të Amar që e dua shumë, faleminderit që më bën të ndihem e jashtëzakonshme”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet