Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nga ngacmimi seksual ndaj një të miture tek dhuna ndaj nënës, 13 të arrestuar në Tiranë në 24 orë

Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona gjatë 24 orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, në pranga ka rënë një 60-vjecar që ka ngacmuar seksualisht një 13-vjecare, si dhe shtetas të tjerë, për dhunë e vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

G.A., 39 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar kokainë.
Z.H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.M., 52 vjeç, pasi në rrugën “Todi Shkurti”, në oborrin e banesës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh.D, 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, pas një konflikti të çastit plagosi me sende të forta shtetasin I.M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I.Q., 50 vjeç, pasi në rrugën ‘Hamdi Cenoimeri”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.L., 43 vjeç, pasi në fshatin Çetë, Kavajë, u kap në flagrancë duke lëvizur me një biçikletë të vjedhur. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se është autor i 5 vjedhjeve të tjera në territorin e Qytetit të Kavajës. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar biçikleta si dhe sendet që përdorte për të kryer vjedhjet.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.SH., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur 13 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

R.A., 22 vjeç, G.D., 30 vjeç, dhe E.S., 30 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese ;
Sh.Z., 49 vjeç, Sh.K., 43 vjeç dhe S.S., 54 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet