'Ndryshe premtoi dhe ndryshe bëri', Saliani për Ramën: Tha për 300 mijë vende punë, por ikën...

Politikë
'Ndryshe premtoi dhe ndryshe bëri', Saliani për Ramën:

Ervin Salianji bën akuza të forta për Rilindjen dhe qeverinë Rama, e cila sipas tyre ndryshe premtoi dhe ndryshe bëri.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike thotë se rama premtoi 300 mijë vende punë, ndërkohë që largoi 500 mijë qytetarë për azil.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Salianjit:

Premtoi Rilindje, solli rrënim!

Premtoi 300.000 vënde pune, e rrënoi ekonominë, varfëroi qytetarët, largoi 500.000 qytetarë për azil!

Premtoi taksim të ndershëm, vuri taksën më të pandershme, favorizoi tarafin e ngushtë dhe lehtësoi okigarkët.

Premtoi rend dhe siguri; krijoi një rend të ri ku banditë, kriminelë dhe trafikantë kontrollojnë institucionet!

Premtoi barazi para ligjit dhe ndëshkoi vetëm qytetarët e pamundur.

Premtoi Shqipëri të ndershme, ndërtoi Shqipërinë e oligarkëve, banditëve, kriminelëve. Ju dha pasuri natyrore bregdet, buxhet dhe gjithçka një grushti njerëzish.

Ramën e qeshin edhe të vetët por Shqipërinë s’duhet ta qajmë se e zhvat ky!

https://www.facebook.com/salianjiervin/videos/723936408167949/?t=28

ME TE LEXUARAT