Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mergim Mavraj largohet nga kombëtarja kuqezi

“Dua t’ju njoftoj se nuk do jem pjesë e Kombëtares Shqiptare”.

Keshtu e nis Mergim Mavraj mesazhin ne te cilin jep lajmin se ka marrë vendimin për të mos veshur më fanelën kuqezi.

Pas 8 vitesh me përfaqësuesen ku mbajti edhe shiritin e kapitenit, mbrojtësi largohet pasi la shenjën e një prej lojtarëve më të mirë dhe karaktereve më pozitivë të skuadrës.

Mavraj mund të kishte zgjedhur kombëtaren gjermane, ngjyrat e së cilës i përfaqësoi me fanelën e 21-vjeçarëve, por ai u vesh kuqezi për 50 ndeshje duke shënuar edhe 3 gola.

Mërgim Mavraj i shërbeu si një ushtar i devotshëm kombëtares kuqezi në fushatën e suksesshme të kualifikimit në Kampionatin Europian 2016.

Mërgim Mavraj është edhe një nga lojtarët më të dashur për tifozerinë kuqezi, të cilën zgjodhi ta falenderojë në postimin e tij në rrjetet sociale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet