Lukashenko vesh anti-plumbin dhe del kundër protestave me automatik në dorë

Bota
Lukashenko vesh anti-plumbin dhe del kundër protestave me automatik në

Zhvillime te vrullshme nga Bjellorusia, ku Presidenti Alyaksander Lukashenko ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat ushtarake që të ndërmarrin “masa më të rrepta” për të mbrojtur kufijtë e vendit.

Presidenti Lukashenko kerkoi nje qendrese te forte përballë, asaj që ai e quajti plan të mbështetur nga jashtë për një “revolucion” në vendin e ish-Bashkimit Sovjetik.

https://twitter.com/i/status/1297594656046415873

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai është paraqitur te dielen në një terren ushtarak në afërsi të Hrodno, e më pas është parë të shkojë në pallatin e tij në Minsk i armatosur me një AK74, gjë e cila tregon se është indikacioni i fundit se presidenti bjellorus dëshiron të mbajë pushtetin, pavarësisht protestave masive, ku po bëhet thirrje që ai të largohet nga pushteti, dy javë pasi shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale.

https://twitter.com/i/status/1297595379467333634

Në video, Lukashenko i shoqëruar nga rojet e tij, mban në dorë armën ndërsa mediat vendase e komentojnë këtë akt si një mosbesim që Lukashenko ka edhe për vetë truprojat e tij, citon abcnews.

https://twitter.com/i/status/1297576810180423682

ME TE LEXUARAT