Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kanabis në Skrapar e Poliçan, arrestohen 2 persona, 3 të tjerë në kërkim. Mes tyre 2 kryepleq

Policia ka zbuluar kanabis në dy fshatra të Skraparit e Poliçanit, saktësisht në Usti dhe Zgërbonjë.

Për këtë ka arrestuar kryeplakun e fshatit Valë që bën pjesë në territoret e një prej fshatrave të sipërpërmendur, dhe ka proceduar penalisht kryeplakun e Zgërbonjës.

Më tej është proceduar edhe një specialist pyjesh. 3 autorë të tjerë janë shpallur në kërkim për përfshirje direkte në kultivimin e këtyre sipërfaqeve me kanabis.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Poliçan/Skrapar

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve masive në territorin e fshatit Usti dhe Zgërbonjë janë evidentuar dhe goditur raste të tentativës për kultivimim të bimëve narkotike.

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas si dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë .

Arrestohet për “Shpërdorim detyre” kryeplaku i një fshati, si dhe proçedohen në gjendje të lirë kryetari i Njësisë administrative, kryeplaku i një fshati tjetër dhe një specialist pyjesh.

Shërbimet e Policisë Skrapar dhe Poliçan, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar në dy fshatra të territorit Skrapar dhe Poliçan, të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar dhe Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:

F.T, 43, vjeç, banues në fshatin Pronovik, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , për rastet e evidentuara në territorin e fshatit Usti.

E.T, 44 vjeç, banues në fshatin Valë, me detyrë kryeplak i fshatit Valë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimës narkotike”

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B.H., 62 vjeç, me detyrë Kryetar i Njësisë Administrative, E.Xh., 26 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshati Zgërbonjë dhe N.Q, 30 vjeç, banues në Poliçan, me deryrë Specialist pyjesh pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Policia ka shpallur në këkrim policor edhe tre shtetas të tjetër të dyshuar si autorë, ku për arsye hetimi nuk bëhet me dije të dhënat të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet