Elbasan/ Dasma në kohë COVID-i dhe krime mjedisore, gjobitet pronari lokalit dhe procedohen penalisht 2 shtetas

Aktualitet
Elbasan/ Dasma në kohë COVID-i dhe krime mjedisore, gjobitet pronari

Policia e Elbasanit ka gjobitur një pronar lokali pasi ka organizuar ceremoni festive në kundërshti me Aktin normativ duke thyer rregullat e vëna ndaj COVID-19.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shtetas pasi kanë kryer krime mjedisore në prerjen pa kritet të drudëve. Policia ka sekuestruar mjetet që transportonin dhe lëndën drusore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Organizoi ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me masë administrative pronari i subjektit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme me qëllim monitorimin e zbatimit te masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar se në një lokal po organizohej cermoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ , duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit , shtetasit A.H., masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Elbasanit apleon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese , me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

-------

Proçedohen penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas, sekuestrohet lëndë drusore dhe mjetet që e transportonin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe Përrenjas, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit kanë evidentuar dhe goditur 2 raste.

Janë proçeduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: D.SH., dhe I.H, pasi u konstatuan nga Policia në fshatin Shelcan dhe Rrajcë Skënderbe, Prrenjas, duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve".

Kontrollet të tilla do të vijojnë çdo ditë për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore .

ME TE LEXUARAT