Çfarë po ndodh? Rriten rastet e reja me koronavirus në Europë, por ka më pak vdekje

Bota
Çfarë po ndodh? Rriten rastet e reja me koronavirus në

Evropa po regjistron infektime të reja me koronavirus teksa në Shtetet e Bashkuara – vendi i goditur më rëndë nga pandemia- numri i rasteve të tilla ka filluar të bjerë.

Por në të njëjtën kohë, në kontinentin e vjetër, vdekjet mbeten në nivele mjaft të ulëta. Në Britaninë e Madhe për shembull, numri i pacientëve të intubuar nga 3.000 që ishte në pikun e pandemisë, tani është 70. Infektimet sakaq, kanë nisur të rriten sërish në disa zona të vendit. Çfarë po ndodh?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mjekët nuk japin dot një përgjigje të saktë, thotë “The Guardian”. Disa mendojnë se ndërhyrjet mjekësore tani janë më të suksesshme në trajtimin e atyre që preken nga sëmundja. Kështu ilaçi deksametazon duket se i ka përmirësuar shumë shanset e përmirësimit tek pacientët me Sars-Cov-2. ata thonë se ka disa faktorë që ndikojnë.

Një pjesë mendojnë se Covid-19 po kthehet në një “sëmundje të të rinjve, të cilët kanë më pak shanse të vdesin prej saj, apo të kenë komplikacione serioze. Ndërsa është edhe një grup shkencëtarësh që mbështet idenë se virusi edhe pse mbetet mjaft infektues, është bërë më pak vdekjeprurës.

ME TE LEXUARAT