Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Akuzohet për mbytjen e 17-vjeçares, Gjykata merr vendimin për Indrit Bajraktarin

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, i arrestuar për mbytjen e 17 vjeçares Enisa Doda. Ai është i dyshuari kryesor që akuzohet për vrasje nga pakujdesia për humbjen e jetës të Enia Dodaj në plazhin e Velipojës.

Kujtojmë këtu se Indrit Bajraktari u vu në pranga nga policia pas vdekjes së 17-vjeçares Enisa Doda në plazhin e Velipojës. Të rinjtë kishin marrë me qera një motor uji për të hyrë në det.

Pak më vonë, e reja u gjet në breg nga disa peshkatarë ndërsa Bajraktari doli me not nga deti pa vajzën dhe motorin e ujit. Në dëshminë e tij, 25 vjecari u shpreh se vajzën e kishte lënë në breg pranë xhaxhat.

Ndërkohë, e reja me origjinë nga Burreli që jetonte në Bathore kishte ardhur në pushime me familjen. Dyshohet se njohja e saj me Bajraktarin, i cili është emigrant në Londër por kishte ardhur për pushime u bë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet