Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vodhi magazinën dhe goditi policët, kapet hajduti në Elbasan

Elbasan

Ishte shpallur në kërkim policor për vjedhje, por gjatë kapjes dhe arrestimit ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, vihet në praga 40- vjeçari.

Si dhe procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “moskallëzim krimi”, 3 shtetas .

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

Dh.B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 25.07.2020 , në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur disa kabuj elektrik bakri në magazinën e shtetases M.H., banuese në Tiranë, dhe gjatë kapjes dhe arrestimit ka goditur punonjësin e Policisë në krye të detyrës.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: T.M., A.D., dhe E.D., ( fqinjët e shtetasit të arrestuar) pasi në cilësinë e dëshmitarve okular nuk kanë kallëzuar krimin.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet