Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tërheqja e dokumenteve biometrike në Greqi, konsullata shqiptare njoftim për emigrantët

Konsullata shqiptare ne Selanik ka shperndare nje njoftim ne lidhje me terheqjen e dokumenteve biometrike nga emigrantet shqiptare atje.

NJOFTIM PËR TËRHEQJEN E DOKUMENTAVE BIOMETRIKE:

Konsullata e Përgjithshme e RSH-së në Selanik ju njofton se kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat ID deri më datë 31 Korrik 2020. Shpërndarja e tyre do të bëhet çdo ditë:
➢ E hënë- E enjte, ⏰ 09:00 deri 16.00
➢ E premte, ⏰ 9.00 deri 14:00 si dhe
➢ Me Kurier, (Dërgoni kuponin e pasaportës tuaj në adresën e konsullatës: Alvaniko Prokseneio, Tsimiski 43, TK 54624, Thessaloniki )

Në kuadrin e masave dhe kufizimeve që janë në fuqi në shtetin grek lutemi dhe kërkojmë korrektësinë maksimale gjatë paraqitjes në Konsullatë, përdorimin e maskave dhe distancimin fizik.

Paraqitja në Konsullatë për tërheqjen e Pasaportave dhe Kartave ID është e detyrueshme sipas mbiemrit dhe ditëve si më poshtë:
➢ Ditë e Hënë 🔍
Qytetarët me mbiemrin nga “A, B, C, Ç, D, DH ”
➢ Ditë e Martë 🔍
Qytetarët me mbiemrin nga “E, F, G, GJ, H, I, J”
➢ Ditë e Mërkurë 🔍
Qytetarët me mbiemrin nga “K, L, LL, M, N, NJ”
➢ Ditë e Enjte 🔍
Qytetarët me mbiemrin nga “O, P, Q, R, RR, S, SH”
➢ Ditë e Premte 🔍
Qytetarët me mbiemrin “T, TH, U, V, X, XH, Y, Z, ZH”
Faleminderit

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet