“Shkoi të pinte kafe me një shok”, zbardhet dëshmia e nënës së 17-vjeçares së mbytur në Velipojë

Aktualitet
“Shkoi të pinte kafe me një shok”, zbardhet dëshmia e

Tri ditë nga gjetja e trupit të pajetë të 17 vjeçares Enisa Doda në plazhin e Velipojës, teksa e ëma ka dëshmuar se e ndjera, i kishte kërkuar leje për të pirë kafe me një shok.

Nëna ka pranuar se i ka dhënë leje të bijës dhe se nuk ishte në dijeni për raportin e të ndjerës me 25-vjeçarin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vajza më tha mua se po dal të pi kafe me një shok dhe unë i kam thënë në rregull”, është shprehur ajo.

Ndërkohë Indrit Bajraktari ende nuk ka folur para grupit hetimor, duke deklaruar se do të flasë para gjykatës.

Në momentin e arrestimit, ai i ka qëndruar të njëjtës alibi si në përgjigjen ndaj punonjësve të pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit se vajzën e kishte lënë në breg me xhaxhain e saj.

Ditën e djeshme u mësua se Bajraktari është i martuar në Angli dhe se pritet të bëhet baba

ME TE LEXUARAT