Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Nuk e njoh Covid”, ish demokrati publikon foton e Kryemadhit duke u përqafuar me Bashën

Kryetari iBindjes Demokratike Astrit Patozi, i cili prej kohesh nuk ka qene aktiv ne media se paku ne menyre te perditshme per zhvillimet politike ka ironizuar deklaratën e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila u shpreh: “Unë nuk e njoh COVID. Kush beson në Zot, do të jetojë i lumtur pa COVID”.

Ish deputeti i PD ka reaguar me një postim në rrjete sociale duke thënë “Dashtë Zoti të mos ndahen”, të cilën e ka shoqëruar me një fotografi ku dy krerët e partive të opozitës jashtëparlamentare shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit.

“Në fakt, koronavirusi është një temë shumë serioze, me të cilën nuk mund të bësh dot gallatë dhe nuk mund ta marrësh dot me shaka edhe kur ngjitesh nëpër male për pelegrinazh”, shkruan Patozi.

Postimi i plotë: DASHTË ZOTI TË MOS NDAHEN! Pas deklaratës së Monikës nga Mali i Tomorrit për mosnjohjen e COVID 19, duhet kërkuar dhe pritur me mbajtje fryme qëndrimi i Lulzim Bashës për këtë çështje.
Shpresoj ta kenë të rakorduar dhe ta mendojnë njësoj, sepse ndryshe i bie që të lëkundet fort koalicioni i tyre i parimeve të forta, gati 6 muaj para zgjedhjeve.

Në fakt, koronavirusi është një temë shumë serioze, me të cilën nuk mund të bësh dot gallatë dhe nuk mund ta marrësh dot me shaka edhe kur ngjitesh nëpër male për pelegrinazh.

Nuk është, fjala vjen, si debati popullor i ditëve te fundit për njohjen apo mosnjohjen e zgjedhjeve në Bjellorusi nga Shqipëria, së cilës fati i ka qëlluar të jetë kryesuese e OSBE-së.Madje nu k ka të krahasuar edhe me diferencën mes taksës së sheshtë dhe asaj progresive, që po na shitet sikur do të vendosë fatin e pushtetit të ardhshëm në Shqipëri.

Dashtë Zoti që COVID 10 të mos e ndajë Lulin nga Monika!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet