Nipi kapet me drogë në makinën e kryebashkiakes së Roskovecit, PD: Policia fsheh ngjarjen

Aktualitet
Nipi kapet me drogë në makinën e kryebashkiakes së

Nipi i kryetares së Bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi, 35 vjeçari Arbër Bufi, është proceduar penalisht nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.

35 vjeçari është kapur me drogë të llojit kanabis. Bufi është nipi dhe njëkohësisht shoferi i bashkisë së Roskovecit, ndërsa droga është gjetur në një nga makinat që përdorej për transportin e kryetares Majlinda Bufi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbi ngjarjen ende nuk ka një prononcim zyrtar nga ana e policisë apo kryebashkiakes vetë. Ndërkohë PD ka reaguar duke hedhur sulme në adresë të policisë, që sipas saj e ka fshehur lajmin. Reagimi ka ardhur nga ish deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj: Rama mbron kryetaren ilegjitime të bashkisë Roskovec, policia nuk bën publik rastin. Nën drejtimin e Edi Ramës, drogën mund ta bësh me makinën e Ministrit të Brendshëm, por mund ta bësh edhe me makinën e kryetarit të Bashkisë. Mjafton të kesh garancitë e Edi Ramës se nuk do të shkarkohesh dhe droga derdhet lumë me makinat e shtetit.

Çfarë po bën Majlinda Bufi?

Kryebashkiakja ilegjitime e Bashkisë së Roskovecit akoma nuk e ka dënuar aktin e trafikut të drogës me makinën e saj nga nipi i saj. Kryebashkiakja ilegjitime e Edi Ramës nuk mohon dot atë që ka dalë në pazarin e Roskovecit me kohë. Ajo përdoret dhe u shërben disa trafikantëve të drogës, njësoj si shefi i saj në Tiranë dhe si shumë homologë në bashki të tjera të vendit.

Çfarë bën policia në këtë rast?

A e ka marrë në pyetje kryebashkiaken për trafikun e drogës nga nipi i saj me makinën e saj? Ajo që dimë deri tani, është se policia as që e ka bërë publik faktin, siç nxiton për raste të tjera, kur pushteti i Edi Ramës nuk implikohet drejtpërsëdrejti.

Çfarë bën kryeministri? A e shkarkoi ai kryebashkiaken e Roskovecit?

Pyetja është më shumë retorike. Edi Rama nuk ka shkarkuar asnjë kryebashkiak që është verifikuar me të shkuar kriminale. Ai thjesht ka heshtur që koha të mbulojë llumin me të cilin drejton vendin.

ME TE LEXUARAT