Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Film aksion” në mes të Lungomares, policia shokon turistët, bllokon trafikun dhe shoqëron me forcë disa të rinj

Policia e Vlorës ka realizuar një nderhyrje si film aksion në mes të shëtitores së Lungomares pas nje konflikti te ndodhur aty mes disa personave.

Disa efektivë kanë bllokuar trafikun rreth orës 21:00 dhe kanë ndaluar disa persona per te cilet me heret ishte raportuar se paten nje konflikt mes tyre.

Në pamje duket se si është shoqëruar me forcë një grup të rinjsh pas nderhyrjes se policise ne vendin e ngjarjes, e cila eshte nje rruge kalimi per turiste te shumte.

Ngjarja ka tronditur pushuesit dhe qytetarët e Vlorës kur policia doli me shpejtësi për të kapur personat.

Ende nuk ka një raportim nga forcat blu për të mësuar se cila ishte arsyeja e këtij operacioni në Vlorë, megjithate behet me dije se te ndaluar jane personat qe ishin perfshire ne konflikt.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet