E rëndë në Tiranë, gjendet i mbytur 68-vjecari, ja ku dyshon policia
Lajmifundit
/
22 Gusht 2020, 08:11
Aktualitet

Një 68 vjecar është gjetur i mbytur në Mullet ndërsa policia dyshon se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, pasi në trupin e viktimës nuk u gjetën shenja dhune.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 22.08.2020, rreth orës 03:25, në Lumë, në Mullet, është gjetur i mbytur shtetasi Sh.P., rreth moshës 68 vjeç.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se është mbytur aksidentalisht.