Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksidenti i rëndë në Elbasan, po shmangte përplasjen e këmbësorit, shoferi ‘xing’ me dy automjete

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi” pranë Paraburgimit të Bradasheshit.

Policia tha se një shofer tentoi të shmangte përplasjen e njqë kalimtari, por shkaktoi shkaktoi aksident me dy automjete të tjera. Këmbësori ka pësuar vetëm dëme pa rrezik për jetën, ndërsa automjetet kanë marrë dëme materiale.

Forcat e rendit kane mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave.

Informacion paraprak: Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh, mjeti fugon tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.Gj., 27 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me mjetet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.M., 37 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Gj.H., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit “Volkswagen” shtetasi Q.M., 56 vjeç, banues në Elbasan , jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet