Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shtyhet sërish takimi i 2 Shtatorit midis Kosovës dhe Serbis

Në datë 2 shtator ishte planifikuar që të zhvillohej takimi midis dy lidërve të Kosovës dhe Serbisë në Washington. Sipas mediave kosovare, ky takim është shtyrë për të dytën herë, pasi takimi i parë do të zhvillohej në muajin qershor, por u shty për shkak të aktakuzës që u ngrit ndaj presidentit Hashim Thaci nga Prokuroria Speciale, arsye kjo që kryeministri Avdullah Hoti shtyu takimin për dialog.

“Nuk do të ketë takim më datën 2 shtator në Washington. Shtyhet për një datë tjetër”,-thonë mediat kosovare, por pasi kishin kontaktuar zyrën e kryeministrit, ata nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare.

“Deri më tani nuk e kemi këtë informacion. Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit…”, ka thënë Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti.

Dialogu do të mbahej midis kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me ndërmjetësim e të dërguarit të presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet