Shtatori nis me Ligën e Kombeve, FSHF pubikon videon: Pandemia na ndau, rikthehen emocionet kuqezi

Sport
Shtatori nis me Ligën e Kombeve, FSHF pubikon videon: Pandemia na ndau,

Shtatori do të fillojë me kombëtaret teksa Shqipëria do të luajë dy ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë do të udhëtojnë më 4 shtator në transfertën e Bjellorusisë teksa më 7 shtator rikthehen për të sfiduar Lituaninë, me të gjitha gjasat në ”Air Albania Stadium”.

Shqipëria edicionin e kaluar dështoi në këtë Ligë, teksa tani në grup do të ketë Bjellorusinë , Lituaninë e Kazakistanin.

FSHF gjithashtu ka shpërndarë një video ku thotë se pandemia ndau futbolldashësit nga kombëtarja, por tashmë emocionet kuqezi rikthehen pas 2 javësh.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/692752701308982/?t=8

ME TE LEXUARAT