Shkup, shqiptarët marrin edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme

Kosovë&Rajon
Shkup, shqiptarët marrin edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme

Kryesitë më të larta të LSDM-së dhe BDI-së kanë mbështetur marrëveshjen për formimin e qeverisë së koalicionit dhe kanë konfirmuar kandidatët për kabinetin qeveritar që do ta kryesojë mandatari Zoran Zaev.

Në qeverinë e re në vend të 26 do të ketë 19 ministri, pra shtatë më pak. LSDM do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Mbrojtjes, të Drejtësisë, të Arsimit, të Shëndetësisë. Po ashtu të kësaj partie do të jenë edhe zëvendëskryeministri për çështjet evropiane dhe zëvendëskyeministri për çështje ekonomike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptarët për herë të parë do të drejtojnë ministrinë e Jashtme; ata do të kenë dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrinë për Sistemin Politik, atë të Financave, të Ekonomisë, dhe Mjedisit. Zoran Zaev tha se prioritete të qeverisë së do të jenë ekonomia, reformat gjyqësore, projektet kapitale infrastrukturore, mjedisi dhe investimet në shëndetësi.”

LSDM dhe BDI tashmë i harmonizojnë platformat e tyre zgjedhore në programin e përbashkët qeveritar katërvjeçar”, tha ai. Ndërkohë, partitë opozitare shqiptare e kanë vlerësuar koalicionin e ri qeveritar si jo legjitim pasi sipas tyre ka manipuluar vullnetin e votuesve.

ME TE LEXUARAT