Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Nëse vëllai i tij do konsumonte hashash çdo ditë do ishte gjallë” Jim Belushi habi fansat

Jim Belushi beson se hashashi do ta kishte shpëtuar vëllain e tij John.

Aktori Jim Belushi është aq pro-kanabis sa tashmë ka hyrë në këtë industri, ndërsa thotë se beson se vëllai i tij John do të ishte akoma gjallë nëse ai do të kishte qenë një Pot head. (Përdorur për një person që konsumon rregullisht kanabis).

Ai nxori të mërkurën premierën e shfaqjes së tij ‘Growing Belushi’ në Discovery dhe si përpjekje për të rritur fermën e tij legale të kanabisit në Oregon.

Në episodin debutues ai foli për vëllain e tij, të famshmin e “Saturday Night Live” dhe yllin e “Animal Animal” John Belushi, i cili vdiq në moshën 33 vjeçare nga një mbidozë e kokainës dhe heroinës në Chateau Marmont në Los Angeles në 1982.

Jim Belushi tha se ai beson se vëllai i tij më i madh vuajti nga Enncefalopatia Kronike Traumatike si rezultat i lojës së futbollit në shkollë të mesme.

“Ai ishte një sulmues i vijës së mesme,” tha Belushi në emision.”Unë e di që ai kishte dëme në tru. Sapo nisi alkoolin dhe drogën ai u përpoq të shkonte drejt (vetë) mjekimit.”, tha Belushi.

CTE është një sëmundje progresive, degjeneruese e trurit e cila mund të shkaktohet nga trauma të përsëritura në tru, siç janë ato që vuajnë disa futbollistë kur goditen në fushë.

“Në vitet ’70, nëse do ta dinin atë që dinim sot për marihuanën dhe përfitimet shëruese, unë mendoj se vëllai im John do të ishte akoma gjallë”, tha Jim Belushi.

Javë më parë, në llogarinë e tij në Instagram, ai shpërndau një foto bardh e zi të John Belushit ku shfaqej duke pirë duhan me një citim nga Jim Belushi ku thuhej:

“Nëse vëllai im John do të ishte ‘konsumues hashashi’, ai do të ishte akoma sot këtu”.

“Dhe kjo është arsyeja pse Jim është kaq i apasionuar pas fuqisë shëruese të kanabisit të traumës dhe epidemisë së opioideve”, thuhet në postim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet