Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kalimi i kufirit grek me paqartësi, gazetari sqaron dokumentet që kërkohen për Covid

Pas kaosit të krijuar disa ditë më parë në pikën e kalimit Kufitar të Kakavijës, emigrantët shqiptarë që futen në tokën greke u janë nënshtruar rregullave të reja.

Autoritete greke kanë përcaktuar se çdo shtetas që futet në Greqi duhet të jetë i pajisur me tamponin negativ për koronavirusin, i realizuar në 72 orët e fundit.

Mirëpo, një pjesë dërrmuese e qytetarëve që shkojnë nga Shqipëria drejt Greqisë janë kthyer nga autoritetet greke.

Gazetari i Abc News, Robert Goro shpjegon se një gjë e tillë ka ndodhur pasi qytetarët nuk kanë qenë të pajisur me dokumentacionin përkatës që kërkohet.

Mësohet se ata kanë bërë testin serologjik që tregon nëse e ke kaluar Covid-19 dhe jo tamponin, i cili tregon nëse je i infektuar.

“Shumica dërrmuese që nisen për të shkuar në Shqipëri e dinë që duhet të plotësojnë disa detyrime kur të kthehen përsëri në Greqi. Disa i ka kthyer policia greke mbrapsht pasi nuk janë në rregull me tamponin.

Këta qytetarë nuk kanë bërë tamponin e rregullt të Covid-19, por testin serologjik, i cili tregon nëse ke kaluar apo jo koronavirusin.

Ata që kanë pasur tamponin në rregull nuk kanë pasur asnjë problem dhe kanë kaluar”, u shpreh gazetari, ndërsa sqaroi se qytetarët duhet të pajisen me tamponin në mënyrë që të mos kenë pengesa.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet