Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Histori makthi prej Covid-it/ Shërohet pas 115 ditësh italiani i infektuar, negativ pas 28 tamponësh

Koronavirusi u kthye në një makth që s`kishte fund për Marco Carrara nga Albino në Itali. Ai arriti të kthehej i shëruar në shtëpi vetëm pas 115 ditësh në spital, 27 ditësh në karantinë dhe 28 tamponëve. Dëshpërimi ishte i madh, por 43-vjeçari i martuar me dy fëmijë, e mbajti veten.

“Nuk e kam humbur besimin”, thoshte ai në fund të qershorit, edhe pse analizat vazhdonin ta nxirrnin gjatë gjithë kohës pozitiv. Vetëm tani, arriti të përqafojë familjarët e vet.

I ati, Valerio, kishte ndërruar jetë më herët nga koronavirusi.

Marco u shtrua në spital në 31 mars, pak pas vdekjes së babait. Aty kaloi një muaj e gjysmë përpara se të transferohej në një tjetër klinikë, ku gjendja iu përkeqësua, e për këtë arsye, e rikthyen në spital.

Rehabilitimi i 43-vjeçarit filloi vetëm në qershor dhe në 24 korrik u shpall i shëruar, por në shtëpi nuk kthehej dot sepse tamponi vazhdonte të dilte pozitiv.

Për këtë arsye u vetëkarantinua në apartamentin e të atit ndërsa tani thotë se do të bëjë festë për shërimin e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet