Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Frika nga pandemia Covid/ Madridi këshillon popullsinë e tij që të izolohet

Autoritetet rajonale të Madridit këshilluan sot që popullsia të izolohet në zonat më të prekura nga koronavirusi, sepse numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në Spanjë është rritur me më shumë se 8 000 brenda 24 orëve.

“Përpiquni të qëndroni në shtëpi, në zonat ku ka më shumë raste. Mundohuni të shmangni udhëtimet e panevojshme dhe grumbullimet me më shumë se 10 persona”, tha zëvendëskëshilltari i Shëndetit Publik i qeverisë rajonale të Madridit, Antonio Zapatero.

“Virusi po lëviz, sepse ne po e lëvizim atë”, shtoi ai.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Spanja regjistroi sot 386 054 gjithsej, rreth 8 100 më shumë se një ditë më parë, ku rajoni i Madridit është një nga më të prekurit nga pandemia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet