"Do të varesh në litar"! Qytetarët “masakrojnë” Indrit Bajraktarin për mbytjen e 17-vjeçares në Velipojë

Aktualitet

Pas ngjarjes tronditëse dy ditë më parë në Velipojë, ku një 17-vjeçare u mbyt në det, qytetarët i janë “sulur” Indrit Bajraktarit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ata kanë mallkuar 25-vjeçarin. Qytetarët e akuzojnë të riun nga Postriba se ka tentuar ta përdhunojë të miturën. Por kur ajo nuk ka pranuar, e ka mbytur dhe e ka hedhur në det.

Një nga komentuesit është kushëriri i Enisa Dodës, që kërcënon se për të do të ketë vetëgjyqësi. Ndërsa të tjerë i urojnë vdekjen apo kërkojnë edhe që të varet në litar.

Enisa Doda u raportua e mbytur në të mërkurën. Një ditë më pas, Policia e Shkodrës arrestoi Indrit Bajraktarin sepse në trupin e të resë ishin gjetur shenja dhune.

Kështu lindën dyshimet se mbytja e saj nuk ishte aksidentale, por e qëllimtë. Më pas u zbulua se Enisa Doda ishte futur në det bashkë me Indrit Bajraktarin me motor uji, por më pas nuk kishte dal dot më në breg.

Bajraktari dha deklarata kontradiktore. Një herë ai tha se e mitura ka dalë në breg më parë sepse e priste xhaxhai i saj.

Një herë tjetër deklaroi se ajo kishte rënë në det aksidentalisht. Enisa Dodaj nuk dinte not, ndërsa nuk kishin të lidhur as rripin e sigurimit.

ME TE LEXUARAT