Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Do operohet në Itali, gjykata liron pronarin e ‘Tropikalit’ në Durrës ku vdiqën dy vëllezërit kosovarë pas tërmetit

Kryerja e një ndërhyrje kirurgjikale në Itali, ka sjellë lirimin nga “arresti shtëpiak” i njërit prej biznesmenëve të arrestuar nga prokuroria e Durrësit, pas situatës së shembjes së godinave nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Bëhet fjalë për biznesmenin Avdulla Osmani, i cili zotëronte hotel Tropikal në Durrës, ku humbën jetën dy vëllezërit kosovarë Shemsedin Abazi dhe Isan Abazi. Nga shembja e hotelit mbeti i plagosur dhe Avdulla Osmani dhe bashkëshortja e tij.

Gati një muaj pas tërmetit të nëntorit 2019, prokuroria urdhëroi në dhjetor 2019 arrestimin e pronarit të hotel “Tropikal” Avdulla Osmani për akuzën “Vrasjes me dashje”. Bashkë me Osmanin u arrestuan dhe 8 persona të tjerë dhe 8 zyrtarë u shpallën në kërkim. Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, gjykata e Durrësit ka vendosur në fillim të vitit 2020 të zbusë masën e sigurisë për Osmanin nga “arrest në burg” në “arrest shtëpi”.

Por si pasojë e një kërkese tjetër të depozituar në gjykatën e Durrësit nga Osmani me argumentin se nevojitej të kryente një ndërhyrje kirurgjikale në Itali,tashmë gjykata e Durrësit, ka vendosur ti zbusë sërish masën e sigurisë Osmanit nga “Arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Mësohet se deri në këtë fazë të hetimit asnjë nga personat e arrestuar pas tërmetit të nëntorit 2019 në Durrës, nuk ndodhet në burg, pasi janë liruar dhe caktuar masa më të bota sigurimi për ta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet