Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Detaje nga plagosja në Pogradec/ Autori hyri i dehur në lokal dhe qëlloi me armë drejt 5 personave

Detaje të reja zbardhen nga plagosja në një local të Pogradecit, pas mesnatës së kaluar.

Autori i ngjarjes, Spartak Çela, ka hyrë në lokal në gjendje të dehur dhe ka qëlluar me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Bledi Shahini.

Burime bëjnë të ditur se brenda lokalit ishin edhe 4-5 bashkëfshatarë të tjerë bashkë me personin që ka mbetur i plagosur.

Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti, që kanë çuar në përdorimin e armëve, por burime nga policia bëjnë të ditur se Spartak Çela ka qenë i dehur, kur ka qëlluar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet