Dështon Interi, Sevilla në “qiellin e shtatë”, fiton kupën e Europës

Sport
Dështon Interi, Sevilla në “qiellin e shtatë”, fiton

Sevilla fitoi finalen e Kupes se Europes ndersa Interi u largua kokeulur pas nje loje te barabarte ne pjesen e pare dhe te mbizoteruar nga spanjollet ne pjesen e dyte.

Sevilla ngre në qiell të hapur kupën e “Uefa Europa League”, ndërsa ekipi zikaltër do të vuaj pasojat e një ndeshje që mund të kishte një fat tjetër nëse Lukaku do të realizonte shansin që kishte vetëm për vetëm me portierin Bono, e të mos të shënonte një autogol në portën e tij disa minuta më pas. Për hir të së vërtetës, ndeshja qe mjaft e bukur dhe në asnjë moment të vetëm nuk u duk se pati favorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por të tilla ndeshje vendosen nga episodet dhe nga ekipet që gabojnë më pak, e këtë bëri Sevilla, e cila gëzon për të disatën herë në këto vitet e fundit kupën që duket sikur është “pronë” e saja. Kujtojmë që ndeshja filloi mjaft vrullshëm, në minutën e ‘5 të sfidës, Lukaku fiton një duel shpejtësie me mbrojtësin kundërshtar dhe arrin që të fitojë një 11-metërsh që e realizon me mjaft gjakftohtësi. Pak minuta më vonë, qendërsulmuesi holandez De Jong shfrytëzon mjaft mirë një harkim të dhuruar nga kapiteni i spanjollëve Jese Navas dhe realizon fuqishëm me kokë. Pikërisht holandezi do të dyfishonte shifrat për të tijët e përsëri me kokë do të mposhte për herë të dytë portierin Handanovic.

Entuziazmi do të zgjaste fare pak në ato momente, pasi Godin, “fluturoi” më shumë se të tjerët dhe arriti që të shënojë me kokë golin e barazimit. Pjesa e parë u mbyll në këto rimte. Për t’i lënë vendin të dytës, e cila do të fillonte më vrullshëm se e para.

Interi pati disa momente të mira që nuk u konkretizuan. Në momentin më të mirë të italianëve, pas një rrëmuje të krijuar në zonë, realizoi një autogol Lukaku, i cili nuk arriti të devijonte siç duhet një top të kthyer nga qendërmbrojtësi Diego Carlos. Edhe pse Inetri tentoi që të vendoste baraspeshën, nuk ja doli, pasi Candreva dhe Sanchez çuan dëm dy shanse shënimi në fund. Kupa e Europa Leagues, u fitua dhe njëherë tjetër nga ata që duket se janë “adapt” për këtë kompeticion…

ME TE LEXUARAT