Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

8-vjeçarja gjendet e pajetë në vaskë/ E rëndë, akuzohen i ati i saj dhe njerka

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Amerikën, pasi një baba dhe bashkëjetuesja e tij akuzohen për vrasjen e vajzës së mitur.

Siç raporton “Daily Mail”, babai dhe njerka akuzohen për vrasjen e vogëlushes 8-vjeçare, e cila u gjet pa shenja jete në vaskë, pasi u lidh me një rrip për t’u lare vetëm. Pak kohë më vonë, vajza u gjet e vdekur nga policia pa shenja jete në vaskë. Kjo pasi në adresë të tyre, kishte mbërritur një telefonatë urgjente që njoftonte për ngjarjen .

Hetuesit gjetën gjithashtu gjak në banjë dhe shenja në ballin e saj. Njerka e së miturës, Sarah Hallow tha se ajo e gjeti me fytyrën poshtë në banjo të miturën, por hetuesit besojnë se ajo vdiq para se ata të merrnin telefonatën. Babai dhe njerka e 8-vjeçares janë arrestuar dhe ndodhen nën akuzen për vrasjen e së mitures që pas autopsisë rezultoi se kishte shenja abuzimi . Hetimet vijojnë nga autoritetet vendase për ngjarjen e rëndë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet