Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbulohet parcela me drogë në Kuçovë, arrestohet kryeplaku i fshatit

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Kuçovë, ndërsa në pranga ka rënë kryeplaku i fshatit Mëndrak. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se është proceduar në gjendje të lirë specialisti pyjeve dhe një shtetas tjetër.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia u konstatua e kultivuar në territorin e fshatit Mëndrak, në pronë publike, bimë narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin: Sh.F., 62 vjeç, banues në fshatin Mëndrak, me detyrë kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K.B., 50 vjeç, me detyrë Specialist pyjesh për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe G.Z., 50 vjeç, banues në Mëndrak, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës narkotike”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet