Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U dërgua me urgjencë në Turqi/ Shërohet nga Covid deputeti i Kuvendit, mesazh pasi mundi sëmundjen

Pas nje beteje jo te lehte me koronavirusin deputeti i Kuvendit te Shqiperise, Enver Roshi ka dale fitimtar.

Ai eshte sheruar, pas trajtimit ne spitalin turk, ku u nis me urgjence, vetem nje dite pasi u shtrua ne spitalin ne Tirane, e gjendja e tij u rendua.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale nuk ka nguruar që të falënderojë mjekët për punën e tyre.

“Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për kujdesin dhe trajtimin mjekësor, ndjehem shumë i emocionuar. Qenia mjek dhe profesor në fakultetin e mjekësisë por njëkohësisht dhe në politikë më bën ta shoh më gjerë jetën tashmë jo vetëm si njeri i thjeshtë por edhe si mjek. Unë pata fatin që të shpëtoj nga Covid në spitalin tuaj, nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për cilësinë e trajtimit”, shprehet Roshi në mediat sociale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet