Suedia regjistron numrin më të lartë të vdekjeve në 150 vjet, që gjysmën e parë të vitit 2020

Bota
Suedia regjistron numrin më të lartë të vdekjeve në 150

Suedia regjistroi numrin e vdekjeve më të larta në 150 vjet që në gjysmën e parë të vitit 2020, sipas zyrës së statistikave të vendit.

Midis janarit dhe qershorit të këtij viti, janë regjistruar 51,405 vdekje, më shumë se 6.500 viktima nga fundi i vitit 2019.

Ky është numri më i lartë i vdekjeve në Suedi, madje edhe kur në vitin 1869 vendi u godit nga uria dhe vdiqën 55.431 njerëz.

Vendi gjithashtu përjetoi rritjen më të ulët të popullsisë që nga 2005, me një shifër tepër të vogël prej 6.860 në vitin 2020, që ishte më pak se gjysma e një viti më parë.

Shifrat e emigracionit panë një ulje prej 34.7% më krahasim me vitin 2019.

Në dallim nga shumica e vendeve, Suedia nuk hyri në karantinë kur pandemia u përhap në Evropë në fillim të pranverës. Përkundrazi, vendosi vetmë në  rritjen e masava të kujdesit personal dhe higjenës, në çdo ambjent qoftë publik apo të mbyllur.

Megjithë masat e marra vetëm 7.3% e njerëzve në Stokholm zhvilluan antitrupat e nevojshëm për të luftuar sëmundjen, shumë më pak se 70-90% e nevojshme për imunitetin që kërkon koronavirusi.K.K/LajmiFundit.al

ME TE LEXUARAT