Studiuesit italianë gjejnë molekulën në trupin e njeriut, që bllokon koronavirusin

Bota
Studiuesit italianë gjejnë molekulën në trupin e njeriut,

Një molekulë në trupin e njëriut, e aftë të bllokojë Covid-19 është zbuluar nga studiuesit e Universitetit të Torinos, në Itali.

Ajo quhet 27OHC, molekula 27-hidroksikolesterol, e pranishme në trupin e njeriut, si një produkt fiziologjik i metabolizmit oksidues të kolesterolit, dhe që prej kohësh ka qenë prej në fokusin e start-up Panoxyvir i cili punon në zhvillimin e sprajteve të hundës për të luftuar viruset.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Studimi i ri, i botuar në revistën shkencore ‘Redox Biology’, tregon se "në kulturat qelizore të infektuara me Sars-CoV-2, virusi përgjegjës për pandeminë aktuale, molekula 27OHC u zbulua se është" një frenues i fortë i infeksionit Covid" .

Kompania Panoxyvir është përqendruar prej kohësh në aktivitetin antiviral të molekulës 27OHC, pasi ajo ka demonstruar aftësinë për të bllokuar Rhinovirus-et, agjentët kryesorë të të ftohurit të zakonshëm gjatë stinës së dimrit kryesisht, si dhe ndaj Rotaviruse-ve, shkaktarët më të zakonshëm të gastroenteritit viral në vitet e para të jetës.

“Biokompatibiliteti i lartë i molekulës së zbuluar nga italianët, për shkak të origjinës fiziologjike dhe shumëllojshmërisë ekstreme të viruseve të përhapura gjerësisht në botë, frenon Covid si të ishte një antibiotik me spektër të gjerë në rastin e infeksioneve bakteriale”-u shprehën autorët e studimit, të cilët tani pretendojnë të nisin provat e para klinike te njerëzit si dhe një strategji antivirale plotësuese të vaksinave në trajtimin e pandemisë aktuale, por edhe atyre në të ardhmen.

ME TE LEXUARAT