Studimi/ Bimët e 'mumifikuara' japin të dhëna për të ardhmen e Tokës

Bota
Studimi/ Bimët e 'mumifikuara' japin të dhëna për

Gjethet e fosilzuara, të gjetura në një pyll 23 milion vjeçar. Studimi tregon se si të dhënat e marra nga përbërja e fosiles, tregojnë se bima mund të përshtatet dhe rritet më shpejt, ndërkohë që rritet edhe niveli i CO2.

Shkencëtarët zbuluan gjethet të vetëruajtura shumë mirë, në një nga liqenet antike në ishullin Jugor të Zelandës së Re.

Ato u kanë mundësuar shkencëtarëve që për herë të parë të kuptojnë se temperaturat e larta me nivele të larta të CO2 në atmosferë, nuk ndikojnë gjithmonë për keq tek bimët.

Rezultatet janë botuar në revistën Klima e së kaluarës.

Në punimin e tyre shkencor, ekipi tregon se disa bimë ishin në gjendje të lëshonin dioksid karboni në mënyrë më efikase për fotosintezën, procesin biologjik që shfrytëzon dritën nga Dielli për të prodhuar ushqim për bimën.

Ata thonë se gjetjet e tyre mund të kenë të dhëna se si dinamika e jetës së bimëve mund të zhvendoset ndërsa nivelet aktuale të CO2 rriten.K.K/LajmiFundit.al

[gallery ids="1056548,1056549,1056550,1056551,1056552,1056553"]

ME TE LEXUARAT