Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Skënder Brataj dhuron gjak për pacientët me koronavirus: Të ndihmojmë të shtruarit në spital

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dhuruar gjak, që mund të shërbejë për pacientët e prekur nga koronavirusi.

Në një video-mesazh të publikuar në ‘Facebook’ nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Brataj thekson se “Kjo është një iniciativë që duhet të përqafohet nga të gjithë ata që kanë kaluar koronavirusin, të grumbullohet sa më shumë gjak, me qëllim që të gjithë pacientët e shtruar në spital, që do të kenë nevojë për trasfuzion, ta kenë atë”.

Ndërsa ministrja Manastirliu shkruan “#Krenare për ekipin e mjekëve, që edhe me shembullin vetjak, tregojnë vlerat e solidaritetit dhe humanizmit. Dr. Skënder Brataj i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, për të dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19. Bëhu edhe ti #hero për dikë që ka nevojë për ty! 🩸Dhuro gjak/plazëm!”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet