Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Në ‘Volkswagen’ me 4 emigrantë të paligjshëm/ Pranga të riut, një tjetër në kërkim!

KORÇË- Transportimi i emigrantëve të paligjshëm është shndërruar në biznes në qytetin e Korçës, ku çdo ditë raportohet për shoferë të arrestuar e të tjerë të shpallur në kërkim, e megjithatë kjo nuk i ka ndalur!

Një 26-vjeçar është arrestuar gjatë ditës së sotme dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm me premtimin se do i çonin drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në pranga ka rënë Xh. Zh., 26 vjeç, e në kërkim është Gj. Sh., banues në Fushë-Arrëz.

I riu u arrestua në afërsi të fshatit Cangonj pasi në mjetin tip “Volkswagen” u gjetën 4 emigrantët, të cilët u kishin paguar shumë prej 200 eurove. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet