Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Itali, koronavirusi shkakton 6 viktima dhe 845 raste në 24 orë, shifra më e lartë nga 16 maji

Shtim i fortë i rasteve me koronavirus në Itali, me 845 infektime të reja në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për numrin më të lartë nga 16 maji. Janë 77 442 tamponë të bërë dhe 6 viktima. Dy të shtruar më shumë në terapi intensive (68 gjithsej) dhe 17 më shumë në repartet e tjera, në total 883. Në izolim shtëpiak numërohen sot 15063 persona, 635 më hsumë se të mërkurën.

Shtimi më i madh i rasteve është regjistruar në Veneto (+159), Lombardia (+154) dhe Lazio (+115). Janë ndërkohë 180 persona që kanë lënë spitalin dhe janë shëruar në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Itali, duke e çuar totalin në 204 686.

Shtimi, asnjëherë më i lartë që nga mbyllja totale

Shifra e sotme e të infektuarve të rinj është më e larta që nga 16 maji, kur u regjistruan 875. Italia ishte akoma në fazën e bllokimit, e cila përfundoi me fillimin e të ashtuquajturës ‘Faza 2’ në 18 maj. Kështu, rastet totale u rritën në 256.111, vdekjet në 35.418.

Situata në Lombardi

Në Lombardi, janë 154 infeksione në 24 orët e fundit, pas 91 të mërkurën. Dy viktima, ndërsa shtrimet në spital janë në rritje: dy të tjerë në kujdes intensiv, ku gjithsej janë 16 pacientë Covid, katër më shumë në repartet e tjera për gjithsej 155. Në Milano numri më i madh i rasteve të reja, 47, pasuar nga Bergamo (27) dhe Brescia (23).

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet