Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hagë/ Krimineli i luftës në ish Jugosllavi, Ratko Mlladiç në gjendje të rëndë shëndetësore

I dënuari për krime lufte dhe i burgosuri i Hagës, krimineli i luftës në ish Jugosllavi Ratko Mlladiç, sipas familjes së tij, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas tyre ai ka patur temperaturë të lartë gjatë ditëve të fundit por pavarësisht kësaj mjekët e burgut nuk pranojnë ta testojnë atë për infeksionin e koronavirusit.

Darko Mlladiç, djali i kriminelit të luftës, beson se Haga ‘me dashje’ nuk dëshiron ta testojë atë dhe se me ‘vetëdije po e lënë të vdesë’.

“Askush nuk po na thotë nëse Covid ka hyrë në burg. Na është thënë se temperatura është rezultat i një lloj goditjeje nga nxehtësia. Ai është i rraskapitur dhe anemik,“- tha ai për mediat serbe.

Sipas tij gjithashtu, ekipi i avokatëve i ka dërguar një kërkesë gjykatës për një ekzaminim të plotë, përfshirë testin për Covid-19, “por ata kanë refuzuar ta bëjnë këtë”.

Darko tha gjithashtu se Ratko Mlladiç pati një sulm në zemër dhe ndërlikime pas operacionit që ai kreu në zorrën e trashë.

Sipas tij, të hënën do të zhvillohet edhe një seance për ish gjeneralin, për të cilën Darko tha se “Ne jemi gjithashtu kundër kësaj, por ata nuk po heqin dorë…”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet