Goditen dy raste të kultivimit të drogës në Dibër, një i arrestuar! 2 vëllezër të në kërkim

Aktualitet
Goditen dy raste të kultivimit të drogës në Dibër,

Policia e Dibrës ka goditur dy raste të kultivimit të kanabisit dhe si rrjedhojë ka arrestuar një person, ndërsa ka shpallur në kërkim tre të tjerë. Sakaq për ngjarjet është proceduar penalisht edhe një kryeplak, për mos kallzim krimi.

Më konkretisht në Njësinë Administrative Derjan, në një terren të pyllzuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi H. B.,27 vjeç, banues në Krujë, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit B. P.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sakaq në Njësinë Administrative Muhurr, në pronën e shtetasve T. S., dhe A. S., policia ka konstatuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u shpallën në kërkim policor shtetasit T. S., 34 vjeç, dhe A. S., 28 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Rreth Kale, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi SH. L, kryeplak i fshatit për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

ME TE LEXUARAT