Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjermania raporton rritjen më të lartë të rasteve me Covid që nga prilli

Gjermania ka regjistruar 1,707 raste të reja me Covid-19 në 24 orë. Ky është numri më i lartë që nga 26 Prilli. Rritja raportohet të jetë pasojë e qytetarëve që kthehen nga jashtë, si dhe mungesa e distancimit social dhe higjenës.

Ashtu siç ishte parashikuar, me afrimin e muajit Shtator, rastet e infektimit me Covid-19 po shënojnë rritje në të gjithë Europën.

Franca ka regjistruar 3,776 raste të reja dhe ka identifikuar 399 raste të transmetimit komunitar që janë aktive. Qyteti jugor i Nice ka njoftuar se veshja e maskave tani është e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë.

Në Spanjnë u regjistruan 127 vdekje dhe 3,175 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ashtu si në Gjermani, kjo normë e infeksionit nuk është parë që nga fundi i prillit. Gazeta El País raporton se shumë nga infeksionet e reja janë në shtëpi banimi për të moshuarit.

Italia gjithashtu ka raportuar rritje të infeksioneve, me 642 raste të reja në raportimin e saj të fundit ditor. Numri nuk është aq i madh sa në disa vende të tjera evropiane, por këto nivele të infeksionit nuk janë parë që nga fundi i majit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet