Gazetari ironizon aksionin e policise ne Lazarat: Kaq kanabis i binte nga samari i gomarit te Gates

Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar operacionin e policise ne Lazarat ku u pretendua gjetja e nje sasie lende narktotike kanabis sativa.

Reagimi i Hoxhes:

Dita nisi me nje lajm “te madh”, qe ne mengjes heret.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Te gjitha mediat informative dhe portalet, shperndane me buje nje operacion antidroge, me emrin e koduar “Sopoti”.

Operacioni ishte cilesuar i rrezikshmerise se larte, pasi u zhvillua ne Lazarat, dhe u kapen “droge, arme dhe municione”...

Heu, ç’te kete ngjare ne Lazarat, qe paskan bere gjithe kete operacion “te madh”?!

Me kete rast aktivizova dhe njehere kontaktet e vjetra, kur Lazarati ishte vertete LAZARAT me shkronja te medha, dhe territor autonom brenda Republikes se Shqiperise.

Ç’ka bere vaki mo?! Ç’eshte gjithe ky operacion qe pa gdhire dita?!

As mos e prish terezine, me thane.

E mban mend Shkelqimin mo?! Shkelqim Bashen?!

I mbyllen deren mavriut, i kane zene nje torbe me byke(mbeturina kashte pasi korret gruri).

Vertete?!- i thashe,- Per nje thes me byke, te ahuri i Çimit, e paskan bere gjithe ate operacion?!...

Pastaj lexova komunikaten e policise, ku thuhej: “Gjatë kontrollit në banesën e Bashës, në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, shërbimet e policisë gjetën të fshehura..., një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”...

Me plaçin syte keshtu thuhej, “15.5 kilograme kanabis, ne trajte pluhuri dhe mbetje bimore”???

S’ka mundesi thashe?!

Mire gazetaret jane me pushime dhe nuk kane lajme per te publikuar, por qenkan nderruar dhe policet e Gjirokastres?!

Keta te rinjte nuk e dallokan dot kanabisin e perpunuar, nga byku!!!??

Ata te vjetrit ishin bere agronome me master per njohje kanabisi..

Eh Lazarat, Lazarat!!!

Si u katandise...

Nuk thote kot populli:

“Me mire te te dale syri, se te dale nami”...

Kaq mbetje kanabisi, i binte Gates nga samari, kur shkarkonte barren e mushkes??

ME TE LEXUARAT