Foto, 11 mijë rrufe në Kaliforni në vetëm 72 orë

Bota
Foto, 11 mijë rrufe në Kaliforni në vetëm 72 orë

Qindra vatra zjarr po përhapen në të gjithë Kaliforninë, në SHBA duke detyruar dhjetëra mijëra banorë - tashmë duke luftuar veç flakëve, edhe me temperaturat ekstreme të motit dhe pandeminë e Covid, të largohen nga shtëpitë e tyre.

Flakët, të shkaktuara nga rrufetë dhe të nxitura nga një valë nxehtësie përvëluese dhe erërash të forta, po lëviznin shpejt në shtetin amerikan, duke mposhtur veprimet e zjarrfikësve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Guvernatori i Shtetit Gavin Newsom tha se 367 vatra zjarri janë përhapur në të gjithë territorin e Kalifornisë dhe se rreth 11 mijë rrufe kanë goditur shtetin në vetëm 72 orë.

Si edhe here të tjera në vitet e kaluara, ndër zonat më të prekura është veriu i shtetit, ku janë shkatërruar 50 struktura dhe janë plagosur disa dhjetra persona.

Sipas autoriteteve, zjarret po kërcënojnë rreth 25,000 struktura në Vacaville, ku edhe janë evakuuar mijëra njerëz.

[gallery ids="1056631,1056632,1056633"]

ME TE LEXUARAT