Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dhunë në familje e kundërshtim të vendimit të gjykatës, arrestohen 3 shtetas në Tiranë

Policia e kryeqytetit informon se ka arrestuar 3 persona gjatë 24 orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit kanë kryer vepra të ndryshme, që nga dhuna në familje deri tek kundeërshtim i veprimit të gjykatës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetastit R.P., 53 vjeç, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundershtim me vendimin e Gjykates”, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit, të cilët janë të pajisur me urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetastit A.P., 22 vjeç, pasi në Shkozë, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë në flagrancë të shtetasit R.K., 26 vjeç, sepse në banesë sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet