Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

COVIDI i merr jetën kreut të AKU-së/ Gjiknuri: Humbëm një nga drejtuesit më të përgatitur

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, pas ndarjes nga jeta të ish -drejtorit të AKU Syrja Binaj si pasojë e COVID-19, del me një postim një rrjetin social facebook, ku shpreh ngushëllime familjarëve të Binajt për humbejn e tij.

Ai e vlerësoi Binaj si një prej drejtuesve të vet, më të përgatitur dhe profesionist, një prej kordinatorëve me fisnik dhe energjik. Veç saj ai u bën thirje të gjithë qytetarëve që të vlerësojnë në maksimal protokollin e sigurisë të rekomanduar nga autoritetet shtetërore, pasi COVID-19 sjell një rezik shumë të madh.

“Me pikëllim mora lajmin e trishtë se miku ynë Syrja Binaj e humbi betejën me virusin COVID-19. Familja e tij humbi njeriun e dashur e të përkushtuar. AKU Vlorë humbi një prej drejtuesve të vet më të përgatitur dhe profesionist. Partia Socialiste e Vlorës humbi një prej aktivistëve dhe kordinatorëve të saj më fisnik dhe energjik. Gjej rastin t’ju bëj thirrje me insistim të gjithë qytetarëve të vlerësojnë maksimalisht rrezikun që u kanoset nga COVID-19 dhe të ndjekin në mënyrë strikte protokollet e sigurisë sipas rekomandimit të autoriteteve shtetërore. Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Binaj! Qoftë i përjetshëm kujtimi për Syrjain!”-Shprehet Gjiknuri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet