Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

36-vjeçarja ndërron jetë pasi dy mjekët nuk i dhanë mjekimin e duhur, nisin hetimet për bluzat e bardha

Dy mjekë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në Shijak, pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, nga Durrësi, e cila ka ndërruar jetë.

Policia njofton se janë proceduar penalisht M.S., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.

Njoftimi i Policise:

Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën Shëndetësore Shijak, ka shkuar në banesë e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.”- njofton policia.

Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M.S., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.

Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën Shëndetësore Shijak, ka shkuar në banesë e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet