Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zgjedhjet në SHBA/ Joe Biden zyrtarisht kandidat presidencial i demokratëve

Demokratët e Shteteve të Bashkuara emëruan zyrtarisht të martën ish-nënpresidentin, Joe Biden, për kandidatin e tyre në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, në një mbrëmje tjetër gjatë së cilës republikanë të shquar iu bashkuan kritikave të demokratëve ndaj presidentit Donald Trump, derisa vlerësuan aftësitë udhëheqëse të zotit Biden.

Ish-nënpresidenti Biden ishte kandidati i supozuar i partisë për muaj të tërë pasi mbizotëroi një grup demokratësh që shpresonin të kandidohen për president në votimet paraprake, duke përfshirë këtu edhe rivalin e tij senatorin e Vermontit, Bernie Sanders.

Biden tha se emërimi “do të thotë shumë për mua dhe familjen time dhe unë do t’ju shoh të enjten”, duke nënkuptuar fjalimin që pritet ta mbajë derisa pranon emërimin në natën e fundit të Konventës Kombëtare.

Ndërsa demokratët u mblodhën në mënyrë virtuale, Trump udhëtoi të martën në dy shtete kryesore të fushës së betejës, Iowa dhe Arizona, ku u përpoq të inkurajojë gratë votuese, ndërsa me herët fali veprimtaren Susan B. Anthony, e cila luftoi për të drejtën e votës për gratë amerikane dhe u shpall fajtore se kishte votuar në mënyrë të paligjshme në vitin 1872.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet