Sulmohet ambasada turke në Greqi, ashpërsohen sërish tensionet mes dy vendeve

Bota

Ambasada turke në Athinë është sulmuar me bojë të kuqe gjatë ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në një moment delikat, teksa dy vendet janë në një konflikt të ashpër sa i përket çështjes në Mesdheun Lindor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 4:20 në rrugën Vassileos Georgiou, pak para kryqëzimit me Rigillis, ku ndodhet ndërtesa e ambasadës turke.

Siç raportojnë edhe mediat greke, pranë ndërtesës së ambasadës turke në Athinë është hedhur bojë e kuqe.

Policia greke ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për gjetjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT