Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Silva Bino tregon tre faktorët që po bëhen burim infektimi, ka një kërkesë të fortë ndaj Policisë

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino thotë se përhapja e infeksionit COVID-19 dhe rritja e të prekurve në këtë periudhë po shkaktohet nga festat dhe grumbullimet e të rinjve në plazhe, nga dasmat dhe ceremonitë mortore, të cilat po zhvillohen ende si më parë.

Përfaqësuesja e komitetit teknik denoncon publikisht thyerjen e karantinës nga personat e infektuar. Bino i kërkon policisë dhe strukturave vendore të punojnë për të identifikuar dhe ndëshkuar të infektuarit që dalin nga izolimi. Kjo sjellje sipas saj po dëmton punën e deritanishme të mjekëve dhe epidemiologëve në terren.

Bino shprehet se Tirana vijon të jetë vatra e infeksionit të Covid-19, por këtë periudhe raste të shtuara ka Durrësi për shkak të ardhjes së pushuesve nga Kosova, mes tyre dhe të infektuar, si dhe Korça, ku edhe aty është vërejtur hyrje e virusit nga jashtë. Edhe pse janë raste të importuara ato raportohen dhe llogariten në shifrat zyrtare të Shqipërisë.

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik tregon se numri i testeve do të arrijë 1 mijë në ditë. Me mbështetjen e fundit të OBSH janë shtuar aparaturat e testimit në ISHP, kitet si dhe po ngrihet rrjeti i laboratorëve Covid, përfshirë edhe strukturat private.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet