"S`dua të derdhet gjak", pas arrestimit dorëhiqet presidenti i Malit

Bota
"S`dua të derdhet gjak", pas arrestimit dorëhiqet presidenti

Presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keita ka dhënë dorëheqjen, pasi u arrestua nga ushtarët të martën.

Në një fjalim Keita tha se ai gjithashtu po e shpërndanë qeverinë dhe parlamentin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Unë nuk dua që të derdhet gjak, për të më mbajtur në fuqi", shtoi ai.

Vendimi vjen disa orë pasi ai dhe kryeministri, Boubou Cisse u dërguan në një kamp ushtarak afër kryeqytetit Bamako, duke nxitur reagimin nga fuqitë rajonale dhe Franca.

Keita fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2018, por ekziston zemërimi i përhapur për korrupsionin, keqmenaxhimin e ekonomisë dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë, pasi dhuna xhihadiste dhe ndërmjet komuniteteve është në rritje.

ME TE LEXUARAT